E Shtunë, 31 Tetor 2026

Euro 2012: Qielli ukrainas, nën vëzhgim

Për ta monitoruar hapësirën ajrore gjatë Evropianit të futbollit, Ukraina do t’i vë në shërbim 4 aeroplanë luftarakë dhe 2 helikopterë.

Këtë lajm e ka bërë të ditur gjenerali Viktor Hamora, zëvendës komandant i personalit të aeronautikës militare, në një takim me përfaqësuesit të trupave militare dhe diplomatëve të akredituar në ish Bashkimin Sovjetik.

“Katër luftarakë dhe dy helikopterë do t’i kontrollojnë në mënyrë konstante aeroportet dhe qiellin ukrainas gjatë Euro 2012”, njoftoi Hamora.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›