E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: Shkarkimi i Shaqirit, përpjekje e Berishës për të kapur pushtetet

Tiranë- Tendencë për të kapur të gjitha pushtetet dhe një simptomë totalitariste, kështu e ka cilësuar ish-presidenti Topi, shkarkimin e kreut të SHISH-it Bahri Shaqiri, nga pasardhësi i tij presidenti Bujar Nishani.

Reagimi i Topit erdhi në një intervistë për Zërin e Amerikës, ku ai e ka konsideruar zgjedhjen Visho Ajazi Likës në krye të SHISH, si një përpjekje të kryeministrit Berisha për të kapur të gjitha institucionet e vendit.

Ka simptoma të qarta të një politike totalitariste. Tendenca për të kapur të gjithë pushtetet. Brenda 2-3 javësh ka pasur ndryshime në institucione të rëndësishme. Tentativa e kryeministrit është e qartë, për të kapur çdo institucion.- u shpreh Topi.

Në intervistën e tij për Zërin e Amerikës, ish-presidenti tha se ndryshimet në insitucione, duke përfshirë edhe emërimin e nënkryetarit të KLD-së, janë tipare të një politike totalitariste.

Dje në një tjetër intersitë të për VOA, Fatos Klosi e ka konsideruar shumë shkarkimin e Bahriut edhe ish-shefi i Shërbimit Informativ Kombëtar.

Unë e quaj të ngutur deklaratën e kryeministrit që thoshte se do ta hiqte kreun e SHISH dhe tani e hoqi. Këtu ka vend për një shqetësim të madh, ka deklaruar Klosi.

Eksperienca e drejtorit të sotëm në SHIK-un e Gazidedes është një nga parametrat që ka shërbyer për ta zgjedhur. Prandaj them se është për tu shqetësuar, ka vijuar ai.

Ish-shefi i shërbimeve të inteligjencës vlerëson se fakti që Lika ka punuar në SHIK-un që sipas tij u anatemua me zgjedhjet e vitit 1996 e komplikon tej mase situatën.

Për shkarkimin e Zotit Shaqiri, ka reaguar edhe Fryma e Re Demokratike, FRD, e cila përmes një deklarate për shtyp tha se veprimi i presidentit Nishani përbën një këmbanë alarmi për qytetarët shqiptarët dhe faktorin ndërkombëtar se integrimi i vendit drejt BE-së është në rrezik.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›