Shqiperia sot dhe shmangia e aferave te Rames

Nuk do te doja tu jap pergjigje te drejtperdrejte akuzave te shumta te ndermarra nga zoti Rama dhe Partia Socialiste kohet e fundit per te ashtuquajturat ceshtje korruptive qe lidhen me koncesionet apo privatizimin e ekspozites Shqiperia sot ndonese e ndjej kete pergjegjesi qe te jap te gjitha sqarimet dhe shpjegimet qe duhen para cdo institucioni a forumi qe ka funksionin per te zbuluar te verteten dhe ligjshmerine por qe ka dhe vullnetin per kete te vertete.
Prandaj qellimi im eshte per te sqaruar publikun shqiptar se kjo valange akuzash mbi te ashtuquajturat ceshtje korruptive te koncesioneve te hidrocentraleve apo privatizimin e ekspozites Shqiperia sot jane ndermarre vetem e vetem per nje qellim ndash qellimi i tyre i vetem eshte qe te mund te shmange vemendjen e opinionit publik dhe te organeve te drejtesise nga skandalet korruptive qe po i zbulohen dhe vertetohen cdo dite e me shume zotit Rama apo dhe dikujt tjeter.
Ato jane ne vetvete vetem bomba tymuese per te devijuar vullnetin dhe vemendjen e organeve te drejtesise dhe opinionit publik shqiptar.
E shitur si nje fushate antikorrupsion ne te vertete fushata e ndermarre kohet e fundit nga zoti Rama eshte fushata me e organizuar dhe me e orkestruar deri me sot pro korrupsionit per sa kohe synon vetem te fshehe provat qe te cojne drejt krimeve qe po zbulohen dhe te fuse opinionin publik dhe organet e drejtesise ne nje rruge qorre.
Per sa i perket ceshtjes se koncesioneve dua te sjell ne vemendjen e publikut shqiptar se ne vitin 2008 me nisme te PS-se dhe me kerkese te tyre u kerkua ngritja e nje komisioni hetimor parlamentar per koncesionet.
Ky komision pasi u ngrit ndonese iu vu ne nje kohe rekord ne dispozicion gjithe materiali i dosjeve te koncesioneve nga Ministria e Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes e mbylli punen pa e nisur mire per shkak se e kuptoi qe ne kontaktin e pare me dokumentet zyrtare se asnje nga akuzat e pretenduara nuk qendronte.
Ne qofte se zoti Rama dhe PS duan tu vertetojne shqiptareve se qellimi e vullneti i tyre i vetem ne kete fushate qe kane ndermarre eshte zbulimi i se vertetes dhe ligjshmerise ne veprimet e shtetareve e zyrtareve kane vetem nje rruge ne seancen me te pare te Parlamentit me 16 shtator te vijne dhe te kerkojne ringritjen e ketij komisioni hetues dhe te shqyrtojne te gjitha dosjet e koncesioneve qe jane dhene deri me sot.
Ne te kundert ata duhet tu deshmojne te gjithe shqiptareve se fushata qe kane ndermarre ka per synim vetem mashtrimin e opinionit publik ose ata e dine mire qe akuzat e tyre qesharake rrenohen qe ne zbulimin e pare te dokumentacionit.
Per sa i perket ceshtjes se privatizimit te ekspozites Shqiperia sot perseri dua ti kujtoj medias dhe opinionit publik se kjo ceshtje ky vendim i ndermarre nga METE per privatizimin ne favor te pronareve te ligjshem te truallit ku eshte ngritur kjo ekspozite eshte edhe sot ne shqyrtim gjyqesor.
Deri sot ka kaluar disa faza te apelimit ne nivele te ndryshme te shqyrtimit gjyqesor dhe te gjitha vendimet e marra nga gjykatat deri me tani kane konfirmuar ligjshmerine e vendimit te marre nga METE.
Motivi i vetem per te cilen METE dhe qeveria shqiptare e ndermoren kete vendim ishte ai qe percakton ligji dhe asnje motiv tjeter subjektiv. Ligji kerkon shprehimisht dhe detyrimisht qe prona tu kthehet ish-pronareve ose perparesine qe kane ish-pronaret ne blerjet e pronave qe ngrihen mbi truallin e tyre qe kane zoteruar.
Ne kete aspekt edhe vete kontrata e marrjes me qera e nje pjese te ish-ekspozites e lidhur midis METE dhe subjektit TCH ka parapare nje nen shume te qarte ku thuhej se ne momentin qe shteti e kthen pronen tek ish-pronaret kontrata nderpritet automatikisht.
Pra nuk ka asnje veprim te paligjshem dhe te ndermarre ne menyre te njeanshme ne dem te nje subjekti qe nuk e dinte kete gje.
Sigurisht shteti e ktheu pronen sikunder e detyronte edhe ligji te ish-pronaret dhe cdo pretendim qofte edhe i ligjshem i cdo subjekti dhe ketu nuk perfaqesohet as interesi qe kishte subjekti TCH per ta privatizuar kete objekt mund te realizohej vetem ne marreveshje me pronaret.
Cdo kerkese per ta marre kete ekspozite si prone shteterore dhe per ta privatizuar si prone shteterore do te ishte ne kundershtim me ligjin.