E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nga do t039ia mbash zoti Tadic

Nga fundi i kesaj jave Kuvendi i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara do te shqyrtoje projektrezoluten e Serbise per Kosoven. Beogradi ka edhe pak kohe per te rishqyrtuar tekstin e projektit madje ne interes te vete Serbise.Esenca e problemit te Serbise konsiston ne faktin se refuzon te pranoje se disfata ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise me 22 korrik ishte komplete dhe perfundimtare.Perkundrazi ministri i Jashtem Vuk Jeremic dhe lidershipi evropian Boris Tadicit jane duke vazhduar me politiken e tyre te bankrotuar e cila nuk pajtohet se Beogradi ka humbur pergjithmone Kosoven.

Me rezoluten ne Kombet e Bashkuara pavaresisht fiaskos ne GJND Beogradi eshte duke vazhduar politiken qe lideri opozitar Tomislav Nikolic e cileson vetevrasje politike.Jeremic dhe qeveria e tij mbase besojne se duke cuar inat ne rastin e Kosoves disi do tia dalin.Hic me larg se para nje viti Bashkimi Evropian ne nje forme te marre u pajtua qe qytetaret e Serbise te gezojne privilegjin e qarkullimit te lire pa viza madje para se nje gje te tille ta kishte bere per viktimat e Serbise perkatesisht per Kosoven dhe Bosnjen.Zoterinjte ne Beograd ndoshta besojne se serish do ta kene kete fat. Por kesaj radhe Qeveria e Serbise ka marre disa sinjalizime nga vendet anetare te Bashkimit Evropian se Beogradi duhet te pranoje realitetin e Kosoves se pavarur nese deshiron ti bashkohet BE-se.

Ky mesazh eshte derguar edhe gjate tere vitit permes intervistave qe i kishin dhene ambasadoret e Britanise se Madhe dhe Gjermanise.Me fjale tjera ky sinjalizim vjen nga perfaqesuesit e dy vendeve tradicionalisht aleate ndash Londres dhe Parisit ndash dhe nga perfaqesuesi i Berlinit qe paraqet qendren me te rendesishme politike dhe ekonomike lidhur me nderlikimin evropian ne Ballkan.Keto sinjale jane perseritur disa here madje edhe para disfates ne GJND. Ministri i Jashtem gjerman Guido Westerwelle kete e beri te qarte gjate turneut ne Ballkan kur ne Beograd tha se Serbia duhet ti ndaloje lojerat dhe te pranoje realitetin e Kosoves se pavarur. Per me shume ai ne Prishtine tha se ka ardhur koha qe te gjitha vendet anetare te BE-se ta njohin Kosoven.Duhet pritur qe ai tash fjalet ti permbushe me pozicion te ashper vecanerisht kunder Greqise qe vazhdon te shkaktoje probleme per Kosoven dhe Maqedonine.

Pa gabime me

Beogradit tashme i jane dhene nje numer verejtjesh nga vendet anetare te BE-se ne raport me tekstin e rezolutes ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se.Serbise i eshte thene se nuk duhet te dorezoje ndonje tekst mbi te cilin nuk pajtohet Brukseli fillimisht. Se fundi ky mesazh eshte percuar edhe nga sekretari i jashtem britanik William Hague.Me fjale te tjera rezoluta duhet te synoje arritjen e nje zgjidhjeje serioze dhe jo te nise bisedime te pafundme me qellimin e vetem qe tia mohoje Kosoves pafundesisht vendin qe i takon ne mekanizmat nderkombetare.Beogradi thote se eshte i gatshem per kompromis por njerezit e afert me kulturen politike ne Serbi e dine se nje fjalor i ketille nenkupton se Beogradi akoma synon te kete te drejte mbi marredheniet e nje vendi te pavarur i cili deshiron te mbetet i lire nga kontrolli apo perfshirja e Serbise.

Kam shkruar pikerisht edhe me heret se ceshtja reale per Serbine nuk eshte Kosova ndash kjo ceshtje eshte zgjidhur kete vit me 22 korrik nese jo me 17 shkurt te 2008-s.Pyetja kryesore eshte kur do te clirohet Serbia nga kontrolli qe biznesmenet ushtrojne apo mafia e naftes qe e mban pushtetin e vertete ne kete vend qe nga ditet e Sllobodan Milloshevicit Pse lidershipi evropian ne Beograd vazhdon te zhvendose vemendjen nga keta biznesmene duke bere nje lufte diplomatike per Kosoven te cilen Serbia tashme e ka humburBashkimi Evropian e ka te qarte se ka gabuar duke pranuar Rumanine dhe Bullgarine para se keto vende te ndermerrnin hapa serioze ne crrenjosjen e krimit dhe korrupsionit.BE-ja gjithashtu e di se ka qene gabim te pranohet shteti nacionalist grek ne Qipro para se qeveria ti zgjidhte problemet me fqinjet turq.BE-ja nuk duket se eshte e gatshme ta beje gabimin e trete duke e pranuar Serbine e cila eshte edhe e korruptuar por edhe jo e gatshme per tu sjelle me pergjegjshmeri karshi kosovareve.

Patrick Moore ka shkruar per ceshtjet ballkanike per afro 35 vjet. Ai ishte analist per Ballkanin ne radion Evropa e Lire prej vitit 1977 e deri ne vitin 2008.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›