E Diel, 1 Nëntor 2026

Hose Manuel Barroso prezanton programin

Bruksel - Hose Manuel Barroso prezantoi sot programin që do të ndjekë nëse rizgjidhet në krye të Komisionit Evropian. Ai ngulmon mbi pikat më kyçe të Francës, si mbrojtja e interesave evropiane dhe një Evropë politike e aftë për të reaguar.

Presidenti francez, Nikolas Sarkozi dhe kancelarja gjermane Angela Merkel konfirmuan qëllimin e tyre për të mbështetur portugezin për një mandat të ri në krye të Komisionit Evropian, por duke i kërkuar për të paraqitur një program të qartë për qëllimet e tij.

''Detyra e Barrosos është të bëjë që Evropa të mbrojë evropianët, që të angazhohet për të punuar në shërbim të një rregullimi më të mirë financiar dhe të ketë një vullnet politik për Evropën'', konfirmoi javën e kaluar Sarkozi.

Barroso u dërgoi drejtuesve evropianë, të cilët ndodhen në samitin që do të zhvillohet sot dhe nesër në Bruksel, një letër ku ai përcakton pikat e planit të tij të veprimit. Barroso nënvizoi ambicien e tij për të pasur një Evropë që refuzon çdo formë të proteksionizmit, por të vendosur për të mbrojtur dhe promovuar interesat evropiane në botë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›