E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clark: Kosova ne rrugen e duhur

“Ka qene nje rruge e gjate, por tani Kosova eshte ne rrugen e duhur”. Keshtu eshte shprehur ne nje interviste te drejtperdrejt ekskluzive ne emisionin “Shqip” ne Top Channel, “gjenerali i Kosoves” Wesley Clark. Ai ka mbeshtetur pavaresine e Kosoves dhe eshte shprehur i kenaqur qe po shtohet numri i vendeve qe po e njohin shtetin me te ri ne Ballkan.

“Pavaresia e Kosoves eshte ne nje hap esencial. Jam shume i gezuar qe po ecet perpara dhe besoj se shume vende te tjera do ta njohin pavaresine”, eshte shprehur Clark.

Duke folur per zgjedhjet ne Amerike, ish-ushtaraku i larte siguroi se cilido nga dy kandidatet qe do te fitojne zgjedhjet, mbeshtetja per Kosoven dhe Shqiperine do te mbetet e njejte.

“Suportoj Barak Obamen, por kushdo qe te zgjidhet mendoj se SHBA-te do te vazhdojne te jene nje mik i mire i shqiptareve. Kushdo qofte ju do te jeni ne zemer te konsideratave”, theksoi Clark.

Ai ka hedhur poshte dyshimet e ngritura per qendrimin ndaj Kosoves, nese zgjedhjet fitohen nga senatori i Illinoisit.

“Nuk ka per t’u shqetesuar. Obama president do te jete nje mik shume i mire i shqiptareve. Jam i sigurt se Obama do ta mbeshtese fuqimisht pavaresine e Kosoves”, tha Clark.

“Te dy partite kane punuar shume per pavaresine e Kosoves. Te dy partite do te jene fuqimisht ne mbeshtetje te pavaresise se Kosoves. Kushdo qe te jete presidenti i ardhshem amerikan ju do te keni mbeshtetjen dhe vleresimin e duhur”, shtoi ai.

Duke shpjeguar arsyet se perse mbeshtet Barak Obamen, Clark e cilesoi ate si “lideri me i afte per te perdorur diplomacine ne Evrope dhe Lindjen e Mesme”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›