Xhufi: Berisha te shpjegoje lidhjet me Jeremicin

Nenkryetari i LSI-se, Pellumb Xhufi gjate fjales se tij ne Parlament i ka kerkuar kryeministrit Sali Berisha te sqaroje lidhjet e tij me biznesmenin Damir Fazllic. Ai ka hedhur dhe akuza deri ne bashkepunim me Vuk Jeremic ne trafikun e naftes gjate embargos ndaj Serbise ne kohen e luftes se Kosoves.
“Damir Fazllic... ky mik i sherbimeve serbe na rezulton mik i Sali Berishes. Po miqte e Fazllicit, miqte e Milloshevicit, keta cfare i ka? Sipas shprehjes “miku i mikut tim, eshte edhe miku im”, i bie qe keta monstra te Ballkanit te jane miqte e tij. Ai duhet te sqaroje nese ka lidhje edhe me Vuk Jeremicin i cili eshte edhe bashkorganizatori serb i trafikut te naftes gjate kohes se embarogos”, eshte shprehur Xhufi.