E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përleshen mbështetësit e Gadafit dhe luftëtarët e Këshillit Kalimtar

Forcat besnike të Muamar Gadafit u përleshën me luftëtarët e qeverisë së përkohshme në dy baza të Gadafit, para afatit të caktuar për dorëzimin e tyre.Luftëtarët pro-Gadafit goditën me raketa luftëtarët e Këshillit Kombëtar Kalimtar pranë qytetit Bani Valid. Sulmet ndodhin pas disa ditë negociatash mes përfaqësuesve të Këshillit dhe kryetarëve të fiseve të lidhur me Gadafin.
 

Ndërkohë, një gjeneral i lartë dhe zyrtarë të tjerë, të cilët kanë qenë anëtarë të qeverisë së Gadafit, kanë kaluar në Niger. Sipas mediave, zyrtarët vendas kanë thënë se gjenerali Ali Kana dhe disa zyrtarë të lartë të qeverisë së Gadafit kanë kaluar kufirin me Nigerin.
 

Më herët Interpoli nxori një urdhër arresti për Muamar Gadafin, djalin e tij Saif al-Islam dhe ish-shefin libian të zbulimit, Abdullah al-Senussi.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›