E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rasmuessen përkrahet nga europianët si kreu i ardhshëm i NATO

Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania do të mbështesnin kryeministrin danez Anders Fogh Rasmussen si kandidatin e mundshëm për të zëvendësuar Jaap de Hoop Scheffer në postin e sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Scheffer pritet të largohet nga drejtimi i Aleancës perëndimore në korrik të këtij viti dhe thuhet se kryeministri britanik, Gordon Broën, presidenti francez, Nicolas Sarkozy, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, kanë rënë dakord për të mbështetur kandidaturën e Rasmussen si kreun e ri të NATO-s. Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha se NATO po zhvillon bisedime dhe se ende nuk është marrë një vendim lidhur me këtë çështje. Kandidatë të tjerë të mundshëm për të zëvendësuar Scheffer janë ministri i Jashtëm polak, Radoslaë Sikorski, ministri i Jashtëm novergjez, Jonas Gahr Stoere, dhe ish-sekretari britanik i Mbrojtjes, Des Broëne. Mediat daneze kanë spekuluar muajt e fundit se Rasmussen, i cili ka edhe dy vjet e gjysmë deri në përfundim të mandatit të tij si kryeministër i Danimakës, mund të jetë një nga kandidaturat për të marrë kreun e Aleancës së Atlantikut të Veriut. Ndërkohë, Rasmussen vazhdimisht ka përjashtuar mundësinë e lënies së detyrës aktuale dhe zyra e tij nuk ka pranuar të bëjë komente lidhur me çështjen në fjalë. Nëse kryeministri 56-vjeçar do të përzgjidhej si drejtuesi i ri i NATO-s, partia e tij e qendrës së djathë duhet të zgjedhë nga radhët e saj kryeministrin e vendit dhe ministri aktual i Financave, Lars Rasmussen është një nga kandidaturat e diskutuara për zëvendësimin e tij. Scheffer, ish-ministri i Jashtëm i Hollandës, mori drejtimin e NATO-s në fillim të vitit 2004 dhe mandati i tij 4-vjeçar është shtyrë për t'i dhënë mundësinë të mbikëqyrë aktivitetet festive me rastin e 60 vjetorit të krijimit të Aleancës perëndimore këtë vit. SHBA-ja, anëtari më i fuqishëm i NATO-s, pritet të vendosë këtë javë për emrin që do të zëvendësojë Scheffer, duke i paraprirë samitit të ardhshëm të Aleancës më 3-4 prill, njoftonte e përditshmja gjermane. Rasmussen është i njohur për mbështetjen e tij ndaj pushtimit të Irakut nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2003. Në vitin 2005, qeveria e kryesuar prej tij u përfshi në një debat ndërkombëtar, pasi një gazetë vendase publikoi disa karikatura fyese të profetit Muhamed.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›