E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Mandati i UNMIK dhe rezolutës 12 44, i tejkaluar

Askush nuk mund të punojë më në Kosovë me ligjet e UNMIK-it dhe as në bazë të Rezolutës 1244, që janë tejkaluar. Kështu është shprehur kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë komentimit të punës së gjykatësve të EULEX-it në veri. Kreu i ekzekutivit kosovar u shpreh kundër mundësisë së aplikimit të ligjeve që janë përdorur deri më tashti nga UNMIK-u, duke shtuar se institucionet e Kosovës do ta përkrahin EULEX-in në funksionalizimin e tij në të gjithë territorin e vendit. Pas takimit me Drejtori i Përgjithshëm për BE në Ministrinë e Jashtme të Çekisë, Libor Secka, kryeministri Thaçi tha se e ardhmja e Kosovës dhe e të gjitha vendeve të rajonit është në Bashkimin Evropian. Vizioni i Kosovës është plotësimi i të gjitha standardeve demokratike që kërkohen nga Bashkimi Evropian, ka thënë kryeministri Thaçi. Ndërsa, Drejtori i Përgjithshëm për BE në Ministrinë e Jashtme të Çekisë, Libor Secka, ka deklaruar se vendi i tij mbështet perspektivën evropiane të Kosovës dhe se prioritet i politikës së jashtme të vendit të tij është Ballkani Perëndimor. Këto komente ai i bëri pas takimit me kryeministrin Hashim Thaçi. Pas takimit me Drejtorin e përgjithshëm për integrime evropiane të Republikës së Çekisë, Libor Secka, vendi i të cilit kryeson BE-në, kryeministri Hashim Thaçi tha se e ardhmja e Kosovës dhe e të gjitha vendeve të rajonit është në Bashkimin Evropian. Vizioni i Qeverisë është i qartë, Kosova ka të ardhme të sigurt evropiane, theksoi kryeministri Thaçi. Libor Secka, Drejtor për integrime evropiane i Republikës Çeke, tha se Ballkani është prioritet në politikën e jashtme të Çekisë. Diplomati çek theksoi se Kosova ka përkrahjen e plotë Çekisë për integrim në Bashkimin Evropian. Kemi fokusuar vendet e Ballkanit si prioritet dhe po bisedojmë me këto shtete për mënyrën e integrimit të tyre në BE, theksoi diplomati çek. Po bisedojmë me këto shtete mënyrat më efektive se si ato të integrohen më shpejtë në BE. Kemi pasur bisedime shumë të mira me kryeministrin Thaçi për eksperiencën çeke në rrugën e saj në BE. Çekia mbështet perspektivën evropiane të Kosovës, ka thënë Secka. Kryeministri Thaçi ka komentuar edhe zërat për tërheqjen e NATO-s nga Kosova. Sipas kryeministrit kjo tregon se Kosova është vend i sigurt, ku sundon paqja dhe ligji. Ndërkaq që rreth problemeve të zbatimit të ligjeve të UNMIK-ut, nga EULEX-i në veri të vendit, kryeministri tha se mandati i UNMIK-ut dhe rezolutës 12 44 është i tejkaluar. Roli i UNMIK-ut është i tejkaluar nga realiteti dhe shpallja e Kosovës shtet. Realiteti ka tejkaluar rezolutën 1244. EELEX ka mandatin e plotë në gjithë territorin e Kosovës, do të kemi vetëm suksese në hapat e mëtutjeshëm, ka thënë në fund kryeministri Hashim Thaçi.

Last Updated on Saturday, 07 March 2009 22:29

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›