E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clinton Statusi sovraniteti dhe teresia e Kosoves - te padiskutueshme

Sekretarja Clinton pritet si heroine ne rruget e Prishtines. Garanci shqiptareve te Kosoves se SHBA-te do ti mbeshtesin pa nderprerje

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton i siguroi dje udheheqesit e Kosoves per mbeshtetjen e Shteteve te Bashkuara ndaj Kosoves edhe ne proceset e ardhshme politike. Pas takimeve me udheheqesit me te larte te Kosoves Sekretarja Clinton e cila erdhi ne Prishtine nga Beogradi beri thirrje per fillimin sa me te shpejte te dialogut ndermjet te dyja paleve per zgjidhjen e ceshtjeve praktike te interesit te perbashket. Ajo tha se ne te gjitha proceset politike Shtetet e Bashkuara mbeten partnere te Kosoves.

Kosova dhe Shtetet e Bashkuara ishin partnere gjate luftes gjate periudhes se rindertimit qe pasoi luften dhe gjate rrugetimit te veshtire te Kosoves drejt pavaresise. Qe nga fillimi Shtetet e Bashkuara mbeshteten te drejten e Kosoves per te ekzistuar si shtet sovran i pavarur ne kufijte e saj ekzistues - tha Sekretarja Clinton duke nenvizuar se Kosova duhet te mbeshtetet ne punen e saj te rende per te ndertuar nje vend demokratik te qendrueshem e te perparuar ne paqe me fqinjet dhe te integruar ne strukturat euroatlantike. Ne kete kuader tha ajo Shtetet e Bashkuara jane te inkurajuara me dialogun e ardhshem ndermjet Kosoves dhe Serbise qe u ofron mundesi ketyre dy vendeve qe te zgjidhin ceshtjet praktike dhe te tejkalojne pengesat per te qene fqinje te mire.

Disa ceshtje sic eshte statusi sovraniteti dhe teresia tokesore e Kosoves nuk do te diskutohen por udheheqesit e te dyja paleve duhet ti qasen dialogut me mirebesim dhe respekt per shqetesimet e njeri tjetrit - tha Sekretarja Clinton duke nenvizuar se qe nga sonte ne Bruksel do te filloje me zyrtaret e Bashkimit Evropian strukturimin e ketij dialogu ne te cilin Shtetet e Bashkuara do te kene rol mbeshtetes.

Mendojme se dialogu duhet te filloje sapo te jete i gatshem sepse pavaresisht nga zgjedhjet qe do te organizohen ne Kosove dhe pastaj vitin e ardhshem edhe ne Serbi ne besojme se eshte ne interesin e Kosoves qe ai te filloje dhe te perfundoje sa me shpejt te jete e mundur. SHBA-ja do te luaje nje rol mbeshtetes dhe ne besojme fuqishem se duhet te kete nje rruge te qarte per dialogun. Ai nuk mund te zgjase shume kohe dhe duhet te jete i perqendruar e te jape rezultate - tha zonja Clinton duke e siguruar Kryeministrin e Kosoves Hashim Thaci per mbeshtetjen amerikane edhe ne kete proces.

Dua ta dini Kryeminister se ashtu sic ishim me ju ne rrugen e veshtire te pavaresise do te qendrojme me ju. Ne jemi partneret dhe miqte tuaj dhe jemi shume te perkushtuar per te ardhmen tuaj - tha zonja Clinton duke vene theksin ne detyrat qe ka Kosova para vetes ne perpjekjet per te ndertuar nje demokraci ku do te kete nje zhvillim ekonomik sundim te ligjit zgjedhje te lira e drejta dhe per te nxitur njerezit e perkatesive te ndryshme etnike qe te jetojne ne harmoni dhe te punojne per nje te ardhme te perbashket.

Ne do te ndihmojme Kosoven ne perpjekjet per te integruar komunitetin serb. Trashegimia kulturore e Kosoves eshte krenari per shume qytetare tuajt qe besojne se llojllojshmeria eshte force kombetare - tha Sekretarja Clinton duke u bere thirrje edhe pjesetareve te pakicave qe te perfshihen ne proceset politike ne Kosove.

Zonja Clinton qendroi ne Manastirin mesjetar te Gracanices ndersa atje u takua edhe me kryetarin e kesaj komune dhe disa komunave te tjera me shumice serbe te krijuara pas zgjedhjeve lokale te vitit te kaluar si dhe me ate te komunes se Shterpces nje komune tjeter me shumice serbe ne Kosoven jugore. Ajo i ka siguruar kryetaret e komunave serbe per mbeshtetjen amerikane ndersa me heret pas takimeve me udheheqesit e Kosoves terhoqi verejtjen per rendesine e ruajtjes se trashegimise kulturore e fetare ne Kosove dhe per ndertimin e nje shoqerie shumetnike.

Jashte te gjitha planeve te bera zonja Clinton ndaloi per pak caste prane shtatores se bashkeshortit te saj ish-presidentit amerikan Bill Clinton shtatore kjo e vendosur ne sheshin qe mban emrin e ish-presidentit amerikan. Zonja Clinton pati nje takim emocionues me qytetare te shumte qe po brohorisnin emrin e saj ndersa vizitoi edhe nje dyqan qe mban emrin Hillary. Gjate gjithe rruges per ne Parlamentin e Kosoves ajo eshte pershendetur nga qytetare qe ishin mbledhur per te pritur mysafiren e larte. Nje numer syresh kujtonin viziten e zonjes Clinton ne kampet e refugjateve ne Maqedoni gjate luftes ne Kosove.

Vizita e zonjes Clinton vleresohet shume e rendesishme per shkak te rolit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne te gjitha proceset neper te cilat ka kaluar Kosova. Ky rol shihet i pazevendesueshem edhe ne proceset e ardhme politike ne Kosove dhe permbushjen e aspiratave te saj per integrimet euroatlantike. Shtetet e Bashkuara jane mbeshtetesit me te fuqishem te pavaresise se Kosoves te shpallur ne shkurt te vitit 2008. Deri tash 70 vende te botes e kane pranuar pavaresine e shtetit te ri e cila kundershtohet ashper nga Serbia dhe aleatja e saj Rusia.

Vizita e zonjes Clinton eshte vizita e dyte e nje rangu te larte te zyrtareve amerikane pas shpalljes se pavaresise se Kosoves. Ne maj te vitit 2009 Kosoven e pati vizituar nenpresidenti amerikan Joe Biden.

Clinton me te rinjte Te gjitha vendet e Ballkanit duhet te hyjne ne rrugen e integrimit evropian

Sekretarja Clinton pati dje nje takim me te rinjte ne Prishtine gjate te cilit ajo foli rreth perparimit te bere nga Kosova ne rrugen e demokracise dhe te rindertimit si dhe mbi perspektiven e integrimit te saj ne institucionet euroatlantike. Ajo premtoi se do te punoje qe me shume vende ta njohin Kosoven. Sekretarja Clinton tha se ishte e gezuar per kete dialog me te rinjte e Kosoves qe perbejne edhe popullsine me te re ne Evrope. Ajo tha se menyra se si Kosova po ecen perpara eshte shume inkurajuese. Kosova tha zonja Clinton po ben perparim ne ndertimin e institucioneve demokratike dhe zhvillimin ekonomik dhe theksoi se Shtetet e Bashkuara jane te gatshme ta ndihmojne Kosoven qe ky perparim te vazhdoje. Ajo tha se eshte e nevojshme te behet perparim ne sistemin e arsimit te shendetesise dhe te sherbimeve per te cilat populli i Kosoves ka nevoje. Zonja Clinton tha se nga biseda qe kishte pasur me kryetaret serbe te komunave ishte e kenaqur me perpjekjet per integrimin e pakicave. Sekretarja amerikane e Shtetit tha se dialogu i pritshem midis Kosoves dhe Serbise per zgjidhjen e problemeve te mbetura mes tyre do te jete shume i rendesishem per te dyja vendet ne menyre qe Prishtina dhe Beogradi te mund te ecin drejt integrimit evropian. Kjo tha ajo do te sherbente edhe si shembull real per pjesen tjeter te Ballkanit si dhe ne Evrope se si mund te ekzistojne shoqeri te integruara ku diferencat etnike dhe fetare tolerohen. Zonja Clinton shprehu shpresen se Kosova do te shkoje drejt integrimit evropian dhe euroatlantik. Shtetet e Bashkuara tha Sekretarja e Shtetit besojne se te gjitha vendet e Ballkanit duhet te hyjne ne rrugen e integrimit evropian duke filluar me procesin e liberalizimit te vizave per Kosoven sidomos per te rinjte qe ata te mund te udhetojne studiojne punojne dhe te tregojne historine e Kosoves pertej kufijve te saj.

E di tha zonja Clinton se rruga perpara eshte plot sfida por ajo qe keni kapercyer ju dhe prinderit tuaj ju ve ne nje pozite te forte per te ndertuar vendin tuaj per te qene model per veten tuaj dhe per te tjeret ne rajon si dhe per te luajtur nje rol te rendesishem ne Evrope ne te ardhmen. Ajo premtoi se do te angazhohet per te ndihmuar qe ata ta arrijne kete.

E pyetur per perspektiven e integrimit evropian per Kosoven zonja Clinton tha se ne Bruksel do tu raportonte kolegeve evropiane ato qe pa ne Bosnje Serbi dhe Kosove.

Do tu raportoj atyre se personalisht si Sekretare e Shtetit dhe ne emer te qeverise sime e ndiej se integrimi evropian nuk eshte i plote pa Ballkanin. Evropa duhet te jete e bashkuar dhe e plote. Kjo do te kerkoje kohe. Do te duhet kohe per te plotesuar te gjitha kerkesat e anetaresimit ne Bashkimin Evropian. Por ne besojme se ky proces eshte ne interes te Evropes dhe te Shteteve te Bashkuara - tha zonja Clinton. E pyetur se a duhet te ndihen kosovaret te harruar tani qe Serbia po afrohet me prane Brukselit edhe pse nuk ka kapur kriminelet e luftes zonja Clinton tha se nuk mendonte ashtu.

Derisa doli vendimi i GJND-se disa jave me pare pati disa qe kishin pikepyetje rreth pavaresise se Kosoves. Megjithese ndiheni se keni bere gjithcka ju eshte kerkuar koha fillon tani. Shume nga reformat qe po ndermerrni zgjedhjet e ardhshme menyra se si do te zhvillohen ato... cdo gje qe beni tani e tutje do te terheqe mjaft vemendje. Kjo eshte nje mundesi per Kosoven te perparoje dhe te fitoje vendin qe i takon. Une do te punoj qe me shume vende ta njohin Kosoven - tha zonja Clinton.

Keshilla ime - tha ajo - eshte qendroni ne kete kurs ne kete rruge qe jeni tani beni ndryshimet qe e dini se duhet te beni ripajtohuni me njeri-tjetrin zgjidhni problemin me veriun ne menyre qe serbet te ndihen te integruar filloni dialogun me Serbine. Dhe keto do te forcojne argumentin qe mund ti paraqitet Bashkimit Evropian - tha zonja Clinton.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›