Mitt Romney zgjedh zevendesuesin e tij

Mitt Romni ka zgjedhur zëvendësin e tij, ultrakonservatorin Paul Rajan. Zgjedhja e Rajan, 42 vjeçar, i njohur për qëndrimet ultra konservatore, sipas disa analistëve politikë do të rikthejë entuziazmin në bazën republikane dhe mund të jetë një ndihmë më shumë për fushatën elektorale që paraprijnë zgjedhjet presidenciale të 6 nëntorit. Lajmi është publikuar nga “NBC nëes” dhe nga e përditshmja “Hafington” post, duke cituar burime brenda selisë së republikanëve. Romni u ka telefonuar kandidatëve të tjerë që ishin përfolur për postin e zëvendës presidentit për ti falenderuar për kontributin dhe për ti komunikuar zgjedhjen e tij. I lindur në 29 janar në vitin 1970, në Uiskonsin, Rajan është diplomuar në Universitetin e Ohajos, dhe në moshën 42 vjeçare ai ka një eksperiencë ët gjatë në Kongresin amerikan ku u zgjodh në vitin 1999. President i komisionit të bilancit në dhomën e kongresmenëve ai ka luajtur nëj rol thelbësor për të çuar deri ën fund propozimet e republikanëve, me disa modifikime domethënëse të planit për sigurimet shëndetësore të propozuar dhe mbështetur nga presidenti amerikan Barak Obama.