Clinton dështoi në kapjen e Bin Ladenit

Ish-kreu i CIA-s dhe zyrtari më i lartë i anti-terrorizmit, Hank Crumpton, ka thënë në një intervistë se ish-presidenti Bill Clinton humbi një mundësi të artë për të larë hesapet me Osama bin Ladenin, në vitin 1999.
Bin Laden ishte në Afganistan në vitin 1999 dhe shoqëruesit e tij ishin zbuluar nga një aeroplan i telekomanduar, që në atë kohë nuk kishte armatim.
“Ne pamë detaje të sigurisë dhe pamë Bin Ladenin të dilte nga një makinë”, u shpreh Crumpton. Pasi CIA vuri në dijeni Shtëpinë e Bardhë, përgjigja ishte se duhet të dihet se ku do të jetë pas pesë apo gjashtë orësh, pasi atëherë mund të goditet si objektiv.
Kjo bëri që CIA të përshpejtojë procesin për të armatosur aeroplanët e telekomanduar.
Clinton vazhdimisht është kritikuar se ka dështuar për të kapur Bin Ladenin në shumë raste.