Ministri përmbyset me eskavator, po mburrej me inaugurimin e rrugës

Ndërsa po përpiqej t’u tregonte qytetarëve të zonës sa e bukur kishte dalë, i hipur majë një eskavatori duke e shëtitur atë, befas ka rënë prej tij, duke rënë në një hendek të thellë.
Ka qenë konkretisht Joachim Herrmann, i cili kishte marrë kontrollin e një eskavatori të madh për të inauguruar një autostradë në Kempten, Gjermani.
Diçka sidoqoftë, shkoi keq në shfaqjen e improvizuar të tij, pasi mjeti e ka përmbysur papritmas dhe politikani ka rënë në një hendek.
Kanë qenë më pas dy truprojat e tij, të cilët e kanë nxjerrë prej tij me shumë vështirësi, ndërsa njerëzit e pranishëm kanë para të trembur gjithçka ndodhi.
Bëhet me dije se politikani gjerman ka pësuar lëndime në fytyrë, në njërën dorë dhe këmbë. Tashmë ai është transportuar për në banesën e kryetarit të bashkisë së qytetit ku kalonte rruga.
“Tani jam mirë, por frika ishte aq e fortë," tha ai.