Dëshmon adoleshenti që shpëtoi nga vrasësi Breivik

Dhe adoleshenti Marius Hoft ishte me fat, pasi arriti të strukej në këtë të çarë të një shkëmbi.
Duke u ngjitur për aty, ai mendonte se jetës së tij po i vinte fundi, kur dëgjonte se si shokët po vriteshin një e nga një nga vrasësi gjakftohtë, Anders Behring Breivik.
Bashkë me të në shkëmb u ngjit edhe shoku i tij më i ngushtë. Por për fat të keq këmba i rrëshqiti dhe ai vdiq.
Këto imazhe janë bërë publike për herë të parë, për të treguar tmerrin e asaj ditë në ishullin Utoya.
Duke dëshmuar në sallën e gjyqit, adoleshenti Hoft tregoi se si ishulli u kthye në një skenë horrori. Njerëzit në sallë nisën të qanin kur dëgjonin dëshminë e tij.
Ai thotë se që prej masakrës vuan nga pagjumësia dhe nuk është në gjendje as të punojë dhe as të mësojë. /tema/