E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi: Qeveria do t'i kryejë detyrat në afat rekord

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot ministrin e Mbretërisë së Danimarkës për Çështje Evropiane, Nicolai Wammen. Gjatë këtij takimi u bisedua për procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, dhe për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon.

Kryeministri Thaçi u shpreh i bindur se nga ana e saj, Qeveria e Republikës së Kosovës do të plotësojë të gjitha detyrat dhe obligimet e saj në afat rekord, në mënyrë që afrimi me Bashkimin Evropian të bëhet sa më real.

"Qeveria e Kosovës do të angazhohet me të gjitha kapacitetet e saj në plotësimin e pyetësorit për Studimin e Fizibilitetit, dhe kërkoi nga Bashkimi Evropian që Kosova të trajtohet si edhe vendet tjera", është shprehur kryeministri Hashim Thaçi.

Kryeministri ka theksuar se integrimi evropian është prioriteti kryesor i Qeverisë së Kosovës dhe të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës janë duke treguar një përkushtim të madh në angazhimet e tyre për të ecur drejt integrimit të Kosovës në strukturat evropiane.

Ministri Wammen, vendi i të cilit kryesor presidencën e BE-së, theksoi se nuk ka asnjë dyshim që e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian.

"Në procesin e integrimit Kosova duhet të vazhdojë me reformat e nisura dhe arritjen e standardeve të një shoqërie demokratike dhe të zhvilluar", tha Wammen.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›