E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clinton e shqetësuar për demokracinë në Hungari

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, ka shfaqur shqetësimin me lirinë demokratike në Hungari, përmes një letre që ia ka drejtuar kryeministrit.

Një zëdhënës i kryeministrit, Viktor Orban, ka konfirmuar marrjen e një letre prej zonjës Clinton, por nuk ka bërë publike përmbajtjen e saj.

Pas ardhjes në pushtet të partisë së qendrës së djathtë, qeveria e Orbanit ka miratuar disa masa, që sipas kritikëve dobësojnë institucionet, si Gjykatën Kushtetuese si dhe ndërhyjnë në lirinë e medieve.

Zëdhënësi Peter Sijarto ka thënë se “në letër është shkruar ajo, që është artikuluar më herët verbalisht”.

Clinton e ka vizituar Budapestin në muajin qershor, për të biseduar me kryeministrin Orban dhe në paraqitjet për mediat pat thënë se është e shqetësuar për liritë demokratike në Hungari.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›