Clinton fton për vizitë në SHBA Sejdiun dhe Thaçin
Uashington - Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, ka ftuar për një vizitë në Departamentin e Shtetit presidentin Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, për të rikonfirmuar mbështetjen dhe përkrahjen e SHBA-së për Kosovën."Shtetet e Bashkuara të Amerikës e urojnë popullin e Republikës së Kosovës, në kohën që ata festojnë përvjetorin e parë të Deklaratës historike të pavarësisë”-thuhet në një njoftim të Departamentit Amerikan të Shtetit.
Në deklaratë, thuhet se Kosova ka ecur shpejt për ndërtimin e institucioneve demokratike dhe për zbatimin e parimeve të OKB-së që dalin nga paketa e Ahtisaarit.
"Shtetet e Bashkuara të Amerikës përgëzojnë Qeverinë e Kosovës për promovimin e stabilitetit në rajon dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar me të gjithë pavarësisht linjave etnike e religjioze, në mënyrë që të sigurohet një e ardhme prosperuese për të gjithë", përfundon deklarata. Vizita pritet të realizohet më 26 shkurt.