Rücker: Ndarja e Kosovë, zgjidhja më e keq
Prishtinë - Ish-shefi i UNMIK-ut në kohën e shpalljes së pavarësisë, Joachim Rücker është shprehur i kënaqur me zhvillimet në Kosovë pas pavarësisë, teksa ka theksuar se bashkëjetesa midis shqiptarëve dhe serbëve është e mundur. Rücker shtoi se nuk sheh asnjë faktor serioz që shkon në këtë drejtim të ndarjes së Kosovës.
“Unë po i ndjek me vëmendje zhvillimet në Kosovë dhe në përgjithësi jam i kënaqur. Kosova ka vendosur stabilitetin politik, ndërkohë që po përpiqet ta rimëkëmbë edhe ekonominë. EULEX-i është vendosur në tërë territorin e saj. Prandaj, mendoj se Kosova është në rrugë të mirë”, ka thënë Rücker në një intervistë për Radion Deutsche Welle.
I pyetur ndërkaq për mundësinë e afrimit dhe bashkëjetesës mes serbëve dhe shqiptarëve, Rücker ka thënë se, “mundësia ekziston, por gjërat nuk mund të ndryshojnë brenda një nate”.
“Për afrimin dhe pajtimin mes popujve, duhet të kalojnë me vite të tëra. Megjithatë, gjendja nuk është aq e keqe, sepse serbët dhe shqiptarët bashkëpunojnë në shumë komuna. Serbët e Kosovës e kanë pranuar shtrirjen e EULEX-it në mbarë territorin, ndërsa në ekonomi kemi një bashkëpunim edhe më të gjerë. Bashkëpunimi ekziston atje ku ekzistojnë edhe interesat e përbashkëta, tregjet e përbashkëta dhe perspektiva për eksport”.
Sa i përket zërave që dëgjohen në Beograd për ndarjen e Kosovës, ish-shefi i UNMIK-ut ka thënë se, ndarja është zgjidhja më e keqe e mundshme. “Kosova e ka shpallur pavarësinë, të cilën e kanë njohur shumë vende. Ajo është në rrugën e mirë të zhvillimit dhe e ka territorin e vet të përcaktuar juridikisht. Ndarja është jashtëzakonisht e keqe dhe nuk e shoh asnjë faktor serioz që shkon në këtë drejtim”, ka thënë ai.