Wisner: Sfidë për Kosovën, ekonomia
Uashington -Ish-përfaqësuesi amerikan për bisedimet për statusin e Kosovës Frank Wisner, ka deklaruar se komuniteti ndërkombëtar dhe mbi të gjithë kosovarët kanë shumë arsye për të qenë të kënaqur me arritjet e deritanishme. “Viti i parë ka kaluar mirë, paqja është ruajtur dhe marrëdhëniet miqësore mes grupeve etnike kanë qenë përvoja e këtyre 12 muajve. Krahas këtyre Kosova arriti të ketë Kushtetutën e saj, janë ngritur ministritë e saj, institucionet e sigurisë publike, programet e ndihmës nga jashtë janë strukturuar, EULEX-i ndodhet në vend dhe po vepron, Kosova ka hyrë në komunitetin ndërkombëtar e njohur në Evropë, në Amerikën e Veriut dhe përtej”, ka thënë Wisner në një intervistë për Zërin e Amerikës.
Megjithatë, ambasadori Wisner ka shtuar se përkundër fillimit të mirë mbetet ende shumë për t’u bërë. Diplomati amerikan i vë theksin ekonomisë si sfida kryesore që ka përballë vendi, ngritja dhe forcimi i të cilës do t’i hapte Kosovës rrugën për integrimin në Bashkimin Evropian dhe në strukturat e tjera ndërkombëtare. Kjo, sipas tij, do t’i shërbente edhe përballimit më së miri të sfidave që ndesh Kosova me pjesën e veriore dhe integrimin në shoqërinë kosovare të pakicës serbe.