Kalendari i testimeve për studimet në Itali
04/03/2011 Pas provimit me shkrim kandidatët do të testohen edhe me gojë, sipas datave e orarit të përcaktuar në tabelat përkatëse
Kandidatët që duan të vijojnë studimet në universitetet italiane duhet që t’i nënshtrohen provimit të gjuhës për marrjen e certifikatës Celi 3. Kjo certifikatë është edhe kushti i domosdoshëm për vijimin e procedurave për pranimet në këto universitete. Për këtë, faza e fundit e testimit me shkrim të njohurive të gjuhës do të zhvillohet më 12 mars, sipas vendeve të përcaktuara për 954 kandidatët e regjistruar. Provimi zgjat rreth 4 orë, kandidatët duhet të paraqitin në momentin e hyrjes: dokumentin e identifikimit ende të vlefshëm (pasaportë të firmosur, kartë identiteti ose patentën e re), si dhe një laps të zi (është i ndaluar përdorimi i stilolapsit). Bëhet me dije se si për provimin me shkrim, ashtu edhe për provimin me gojë duhet të paraqiten pranë qendrës së provimit që i korrespondon vendit ku kanë kryer pagesën. Faza e testimeve me gojë do të zhvillohet sipas datave të përcaktuara në kalendarin bashkëngjitur shkrimit për të gjithë të regjistruarit.
Ambientet ku do të zhvillohet provimi me shkrim i datës 12 mars 2011 (ora 8.00)
Akademia Ushtarake (salla e kinemasë): duhet të paraqiten 129 kandidatë të Lezhës dhe Shkodrës.
Shtëpia Qendrore e Ushtrisë (salla e teatrit): duhet të paraqiten 103 kandidatët e rrethit të Beratit.
Muzeu Historik (salla e konferencave): duhet të paraqiten 110 kandidatët e Vlorës, Krujës, Kavajës dhe Burrelit.
Universiteti “Zonja e Këshillit të Mirë” (salla “Aula Magna”): duhet të paraqiten 208 kandidatët e Bilishtit, Durrësit, Korçës, Elbasanit dhe Kuçovës.
Universitetit “Zonja e Këshillit të Mirë” (salla 11-12): duhet të paraqiten 87 kandidatët e rrethit të Fierit.
Hotel “Tirana International”: duhet të paraqiten kandidatët e Tiranës, nga mbiemri Abazi tek Kamberi.
Hotel “Tirana International” (salla “Balsha”): duhet të paraqiten kandidatët nga Kapedani te Qosja.
Hotel “Tirana International” (salla “Consortium”): duhet të paraqiten kandidatët nga Qylafku te Zylyftari.