Clinton lavdëron Gjermaninë

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, çmoi lart rolin drejtues gjerman në zgjidhjen e krizës së euros. Është mirë që Gjermania përcakton rrugën, merr vendime dhe krijon besim, tha Clinton pas një takimi me ministrin e Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle në Washington.
Megjithatë, mbetet ende shumë punë për tu bërë, tha shefja e diplomacisë amerikane. Westerwelle theksoi nga ana e tij se Evropa ka vendosur që të mos zbusë simptomat e krizës duke luftuar borxhet me borxhe te reja, por duke ndërmarrë reforma strukturore.
Një temë tjetër e bisedimeve ishte edhe zënka bërthamore me Iranin.