E Diel, 1 Nëntor 2026

Situata në Gjirin Persik mund të eskalojë

Aeroplan mbajtësi amerikan, “USS Abraham Lincoln”, ka lundruar dhe ka hyrë në ujërat e Detit Arab, e ky hap mund të konsiderohet një lloj testimi i “nervave të Iranit”, ka njoftuar CNN.

Të rikujtojmë se kur para disa kohësh aeroplan bartësi “USS John Stennis” ka braktisur këtë rajon, Irani ka dërguar vërejtjen amerikanëve që të mos kthejnë përsëri luftanijet e tyre në këtë det, sepse në të kundërtën do të mbyllin ngushticën e Hormuzit dhe do të jenë të gatshëm për përleshje.

Duhet theksuar se “USS Abraham Lincoln” ka lundruar në rajon, për t’iu bashkangjitur aeroplan bartësit “USS Carl Vinson”, i cili gjatë tërë kohës ndodhet në këtë rajon.

Tani kur janë të pranishëm dy aeroplan bartës në këtë vend, që është praktikë e standardizuar amerikane, janë përmbushë e plotësuar të gjitha elementet për kalim të aeroplan bartësve amerikan nëpër ngushticën e Hormuzit, deri në Detin Persik, sqaroi CNN.

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Leon Panetta , ka sqarua se prania e forcave të luftanijeve dhe marinës amerikane në këtë rajon kurrë nuk do të vije në pikëpyetje, por nuk ka precizuar se kur saktësisht aeroplan bartësi do të kalojë nëpër ngushticën e Hormuzit.

Në të gjitha rastet, tendosjet ndërmjet Iranit dhe SHBA-së, ka të ngjarë që gjatë ditëve të ardhshme të rritet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›