E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clinton mohon krizën me Izraelin

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, i ka mohuar se raportet e Washingtonit me Izraelin janë në “krizë”, pas njoftimit të Izraelit për ndërtimin e vendbanimeve të reja hebreje në Jerusalemin Lindor.

Clinton tha se Shtetet e Bashkuara kanë “përkushtim absolut” për sigurinë e Izraelit, dhe se dy vendet kanë “lidhje të afërt të palëkundur”.

Megjithatë, Clinton tha se Washingtoni dëshiron që Izraeli dhe palestinezët ta dëshmojnë përkushtimin e tyre për të punuar drejt një zgjidhjeje paqësore me ndërmjetësimin amerikan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›