E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clinton për vizitë në Greqi

Nga Express më 17 korrik 2011 në ora 18:15

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, po qëndron në Greqi, për të treguar mbështetjen e SHBA-së në luftën kundër krizës financiare, që ka pësuar ky vend.

Gjatë vizitës së saj dy ditore në Athinë, Clinton do të zhvillojë bisedime me Presidentin Karolos Papulias, kryeministri Jorgos Papandreu, si dhe me ministrin e Jashtëm dhe atë të financave.

Clinton po vazhdon pjesën e saj të dytë të një turneu diplomatik ndërkombëtar.

Sekretarja Clinton do të vizitoj edhe Indinë, Indonezinë, Hong Kongun, dhe Kinën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›