Jep dorëheqje ministri i Jashtëm i Egjiptit

Nga Express më 17 korrik 2011 në ora 20:30
Pak para riformimit të shpallur të kabinetit qeveritar, ministri i Jashtëm i Egjiptit, Mohammed al Orabi, ka deklaruar dorëheqjen e tij.
Arsyeja për këtë nuk është bërë e ditur. Ambasadori i mëparshëm egjiptian në Gjermani ishte emëruar para një muaji si ministër i Jashtëm.
Kryeministri, Essam Scharaf, dëshiron me riformimin e kabinetit qeveritar të reagojë ndaj protestave në vazhdim në qytetin e Kajros.
Protestuesit kërkojnë dorëheqjen ndër të tjera të ministrave që kanë pasur lidhje me partitë e qeverisë së presidentit të rrëzuar Hosni Mubarak.