E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zv/kryeministri maqedonas: Kontesti për emrin, pengoi negociatat

Zv/kryeministri për çështjet evropiane, Vasko Naumovski në konferencën e fundit për shtyp, ka deklaruar se Maqedonia, në fund të vitit 2009 i përmbushi kriteret politike për anëtarësim në BE, dhe mori rekomandim nga Komisioni Evropian për fillim të negociatave për anëtarësim të barabartë.

Mirëpo sipas tij, çështja e emrit me Greqinë nuk lejoi fillimin e negociatave për anëtarësim. “Pasi Maqedonia të filloj bisedimet, do të bëhet e qartë se të gjitha aktivitetet tona në dy vitet e fundit nuk ishin të kota, por pikërisht ato do të mundësojnë hapjen dhe mbylljen e shpejtë të gjitha kapitujve. Maqedonia është në prag të marrjes së raportit të tretë pozitiv, për të cilin do të nevojiten vetëm ndjekja e procedurave rutinë”, tha Naumovski.

Ndër të tjera ai ka shtuar se Maqedonia arriti të harmonizojë 35 për qind e legjislacionit me atë të Bashkimit Evropian aquis communitare. “Nga korriku i vitit 2009 deri në korrikun e këtij vitit janë miratuar 147 ligje evropiane, 470 akte nënligjore dhe mbi 900 rregullore, direktiva dhe vendime.

Gjithashtu është fituar akreditimi për shfrytëzimin e katër nga pesë komponentët e fondeve IPA si dhe janë realizuar rreth 300 trajnime për 15 mijë nëpunës shtetëror”, shtoi Naumovksi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›