Putinit nuk i jepet çmimi Quadriga

Shoqata "Punishtja Gjermani" këtë vit nuk do ta japë çmimin Quadriga. Dhënia e çmimit këtë vit do të pezullohet plotësisht, bëri të ditur pas një takimi në Berlin, kuratoriumi, i cili e ndan këtë çmim.
Kështu, as të nominuarit e tjerë për çmimin nuk do të nderohen këtë vit.
Krahas kryeministrit rus, Vladimir Putinit, për çmimin ishin nominuar edhe kryeministri palestinez Salam Fayyad, ministrja e Jashtme meksikane, Patricia Espinosa dhe mësuesja e shkrimtarja me origjinë turke, Betul Durmaz.
Plani për të nderuar me çmimin Quadriga edhe kryeministrin rus Vladimir Putin ngjalli protesta publike dhe diskutime të ashpra.
Shumë personalitete të nderuara me çmimin më parë e dënuan rëndë vendimin.
Artisti danez Olafur Eliasson e ktheu mbrapsht çmimin e tij, e edhe ish-presidenti çek, Vaclav Havel kërcënoi, se do ta kthente.