E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbi 96 mijë turistë në Mal të Zi

Nga Express më 17 korrik 2011 në ora 18:41

Në Malin e Zi aktualisht po qëndrojnë 96 mijë turistë, që është 7 për qind më shumë se sa në periudhën e njejtë të vitit të kaluar.

Në strukturën e turistëve, dominojnë të huajt, që janë mbi 90 mijë, njoftohet nga Organizata nacionale e turizmit të këtij vendi.

Më së shumti turistë të huaj, ose mbi 65 mijë po qëndrojnë në kapacitetet hoteliere private, 24.700 janë vendosur nëpër hotele, ndërsa rreth 6 mijë turistë janë përqendruar nëpër pushimore dhe kampe turistike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›