Chavez kthehet në Kubë

Nga Express më 17 korrik 2011 në ora 19:30
Presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez, do të nisë shërimin me kimioterapi, afro një muaj pas operacionit për heqjen e një tumori kancerogjen.
Duke folur para nisjes për në Havana, ku do të bëjë trajtimin, lideri 56-vjeçar u zotua se do të luftojë kundër kancerit.
“Pas nxjerrjes së tumorit dhe të gjitha kontrollove të rrepta që kam pasur deri në diellin e sotëm, siç do të thoshte nëna ime, asnjë qelizë malinje nuk është zbuluar në ndonjë pjesë tjetër të trupit tim”, tha Çavez.
Ai ka kundërshtuar thirrjet e opozitës që gjatë mungesës së tij t’ia dorëzojë pushtetin zëvendëspresidentit.