E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clinton uron Kosovën për 2-vjetorin e pavarësisë



Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton i ka uruar Kosovës dyvjetorin e pavarësisë.
"Në emër të presidentit Obama dhe popullit të Shteteve të Bashkuara, e uroj popullin e Republikës së Kosovës në përvjetorin e dytë të pavarësisë.
Ajo në letër urimin e saj u shpreh "Unë e lëvdoj qeverinë e Kosovës për përpjekjet e vazhdueshme të saj për ndërtimin e një të ardhme të sigurtë për të gjithë qytetarë e Kosovës".
"Kosova do jetë në vëmendjen e SHBA-së dhe partner i patundur i popullit dhe i qeverisë së Kosovës", u shpreh Clinton në urimin e saj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›