Thaçi: Kosova e gatshme për sigurinë e saj
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi është zotuar se nuk do të ketë vakum të sigurisë ndërsa NATO-ja po i redukton trupat e veta në Kosovë.
Thaçi tha se Forca e Sigurisë së Kosovës, e stërvitur nga NATO, do të duhej ta marrë "rolin të cilin e ka çdo forcë e sigurisë në një vend të pavarur".
Në një intervistë për AP, kryeministri Thaçi ka insistuar se Kosova do t'i bashkëngjitet Bashkimit Evropian, me gjithë kundërshtimet e Serbisë dhe Rusisë.