Zgjerohen problemet e Toyota-s
Toyota ka bërë të ditur se po konsideron tërheqje të makinave të tjera, këtë radhë për një problem me timonin me markën e tyre më të shitur, Corolla.
Një zyrtar i Toyota-s tha se detajet e asaj se çfarë nuk ishte në rregull ishin ende të paqarta dhe deri më tani ka patur më pak se 100 ankesa.
Në muajt e fundit, Toyota ka thirrur më shumë se 8 milionë makina në gjithë botën me probleme të ndryshme duke i dhënë një goditje të fortë reputacionit të kompanisë.
Presidenti i Toyota-s, Akio Toyoda doli para gazetarëve duke thënë se kompania e tij nuk ishte përpjekur të fshihte problemet e sigurisë.
Presidenti tha se kompania gjithashtu po kontaktonte pronarë të markave Sai dhe Lexus që shiten në Japoni dhe Amerikën e Veriut.
"Ne tani jemi gati të mbledhim Sai dhe Lexus, kështu që duke filluar nga ky moment ne kemi filluar kontaktimin e klientëve tanë."
Në SHBA ndërkohë, organizmi për siguri në trafik i ka kërkuar dokumenta kompanisë japoneze për të parë nëse kompania ka vepruar në kohën e duhur për të përballur këto probleme.
Një komitet i kongresit do të mblidhet në Uashington javën tjetër, por presidenti Akio Toyoda tha se si personalisht nuk do të shkonte në këtë takim dhe se Toyota do të përfaqësohej nga përfaqësuesi i tij i lartë në Amerikën Veriore.