Suspendohet rezultati i zgjedhjeve në Ukrainë

Një gjykatë në Ukrainë ka njoftuar se ka suspenduar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale, në pritje të apelit, të paraqitur nga humbësi i deklaruar i zgjedhjeve.
Gjykata Administrative e Ukrainës theksoi se ka suspenduar vendimin e Komisionit Qendror Zgjedhor, i cili shpalli politikanin pro-rus, Viktor Janukovic, si fitues të zgjedhjeve të 7 shkurtit.
Sipas rezultateve zyrtare, Janukovic ka shënuar një fitore të ngushtë, me një epërsi prej 3.5 për qind të votave.
Gjykata pritet të marrë vendimin në lidhje me ankesen e paraqitur nga rivalja e Janukovicit, kryeministrja e Ukrainës, Yulia Tymoshenko dhe vendimin pritet ta marrë deri te enjten e ardhshme, kur është paraparë që të zhvillohet ceremonia e inaugurimit të Janukovicit për president.
Tymoshenko ka refuzuar që ta pranojë humbjen dhe tani po përpiqet që të dëshmojë akuzat e saj për manipulim të votave.