E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burg për gjyqtarët

Presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini, ka reaguar ashpër pas gabimit të fundit nga gjyqtarët në dëm të ekipit të tij në humbjen 3-1 nga Cagliaritë, të dielën, dhe ka propozuar burgosjen e tyre. Kreu i klubit sicilian thekson se skuadra e tij është dënuar gjatë gjithë sezonit nga gabimet e gjyqtarëve dhe bën thirrje për ndryshimin e sistemit në ndarjen e drejtësisë në Serie A. Nga Express më 18 janar 2011 në ora 08:25

Presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini, ka bërë kritika të ashpra ndaj gjyqtarëve pas humbjes së ekipit të tij nga Cagliari të dielën.

Cagliari e fitoi ndeshjen në shtëpi me rezultat 3-1, ndërsa goli i parë u shënua nga sulmuesi Alessandro Matri, i cili ishte në pozitë jashtë loje. Vazhdimisht gjatë këtij sezoni, Palermo është ankuar për standardin e ndarjes së drejtësisë në Serie A, ndërsa humbja e së dielës i tha Zamparinit arsye shtesë për t’u ankuar.

“Nuk e di çka duhet të bëjmë tjetër. Ne duhet t’i dërgojmë ata të gjithë në burg”, tha Zamparini për Mediagol.

“Nuk mund të kuptojmë atë që është duke ndodhur. Pozita jashtë loje ishte së paku një metër, jo disa centimetra. Nëse gjyqtari nuk e sheh atë, atëherë nuk është kompetent dhe duhet të ndërrojë profesionin sepse edhe nj fëmijë do ta shihte se ishte pozitë jashtë loje. Nëse e ka parë atë, atëherë më bën të mendoj se e mbajti poshtë flamurin në besim të keq. Është e qartë se rezultati i këtij takimi ishte vendosur nga një gabim i gjyqtarëve dhe ai gol nga pozita jashtë loje, sepse para atij rasti Palermo ishte më tepër në lojë”, shtoi kreu i klubit sicilian.

Zamparini ka bërë thirrje për ndryshime në sistem, meqë, sipas tij, ato janë të domosdoshme për minimizimin e shkallës së gabimeve të bëra nga gjyqtarët. “Problemi është se sistemi i gjyqtarëve duhet të ndryshojë. Ata nuk mund të thonë se këto janë vetëm gabime, kur ato gjithmonë bëhen kundër ekipit të njëjtë. 2011-shi ka filluar pikërisht ashtu siç përfundoi 2010-shi me gabime të gjyqtarëve kundër nesh”, u shpreh ai.

Pas 20 xhirove në Serie A, Palermo gjendet në pozitën e shtatë me 31 pikë dhe Zamparini beson se kundërshtari më i madh i ekipit të tij gjatë këtij edicioni kanë qenë gjyqtarët.

“Në tri ndeshjet e këtij viti kemi pasur tri gabime të rënda dhe vendimtare kundër nesh. Do të pyes delegatin e gjyqtarëve për shpjegime shtesë rreth asaj që është duke i ndodhur Palermos. Nëse ai më thotë se janë thjesht gabime, do të pranoj, por ai duhet ta thotë këtë. Ai duhet të analizojë të gjitha incidentet dhe të më jep një shpjegim. Mendoj se është e drejtë e jona të kërkojmë përgjigje”, përfundoi Zamparini.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›