E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alves mungon për 10-15 ditë

Nga Express më 17 janar 2011 në ora 16:11

Mbrojtësi i djathtë i Barcelonës, Daniel Alves ka dëmtuar një muskul në këmbën e djathtë dhe do të qëndrojë jashtë fushës për 10 deri 15 ditë, ka njoftuar klubi nga La Liga.

Alves u zëvendësua në minutën e 24-të të fitores 4-1 ndaj Malagas të dielën dhe do të mungojë në ndeshjen çerekfinale të Copa del Rey në Real Betis të mërkurën, ka njoftuar gjiganti katalan nëpërmjet ueb faqen zyrtare (www.fcbarcelona.cat).

Ai po ashtu nuk do të jetë në dispozicion edhe për ndeshjen e ligës kundër Racing Santanderit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›