Spitali Amerikan hap qendrën e tij edhe në Durrës
Kjo qendër moderne e pajisur me teknologjinë më moderne të nevojshme për diagnostikim, përveç poliklinikës në 18 departamente, do të ofrojë edhe shërbim hemodialize me 15 shtretër që do ju shërbejë pacientëve jo vetëm nga Durrësi por edhe nga rrethinat e tij.
E ndërtuar në 1200 m2, American Medical Center Durrës është një investim 1.5 milion eurosh që do të sjellë shumë më pranë qytetarëve të Durrësit diagnostikimin modern dhe trajtimin me cilësinë tashmë të provuar dhe çertifikuar të Spitalit Amerikan.
Shërbimet e ofruara nga American Medical Center DURRES
Kardiologji -Kirurgji e Përgjithshme
Gastroenterologji
Obstetrikë - Gjinekologji
Endokrinologji- Pneumologji
Neurologji -Nefrologji – Hemodializë
Reumatologji -Dermatologji
Alergologji -Urologji
Onkologji – Okulistikë
ORL- Pediatri
Laborator-Stomatologji
Farmaci-Imazheri
- Skaner- Echo
- X-ray-- Densitometri e kockës
- Mamografi
Spitali Amerikan është hapur në janar të 2007-s, dhe që prej asaj kohe ka kryer më shumë se 8200 operacione, u ka dhënë shqiptarëve të vetmen qendër private me shërbim 24 orë dhe ka zgjeruar prezencën e tij në Fier në 2009 dhe tani në Durrës me të ashtuquajturat Qendrat Mjekësore Amerikane.
Spitali Amerikan me një staf prej 408 profesionistësh të huaj dhe mjekësh të talentuar shqiptarë, u shërben pacientëve në 26 specialitete nga të cilat arritjet më të fuqishme ky institucion i ka patur në kardiologji, nefrologji, okulistikë, onkologji e kirurgji të përgjithshme.
Spitali Amerikan ka zënë vendin e tij në mendjet e shqiptarëve jo vetëm si një strukturë spitalore me një shërbim të pritur prej vitesh dhe tepër të vlerësuar nga pacientët, por edhe si vendi ku janë realizuar përherë sfida të reja të mjekësisë moderne. Transplanti i veshkave, qendra e kardiologjisë që trajton infarktet akute të miokardit 24 orë 7 ditë të javës, kirurgjitë e zemrës të pa aplikuara më parë në Shqipëri, qendra e parë private e hemodializës në vend, trajtimet me lazer në oftalmologji, kirurgjia plastike dhe rikonstruktive, implanti i parë koklear, radiologjia e avancuar në nivelin më të lartë teknologjik si dhe kirurgjia konservative, kanë qenë vetëm disa nga risitë e këtij spitali.