E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidenti ne Austri, media kosovare: 6 te vdekurit, shqiptare

VJENE-Mediat kosovare deklarojnë se viktimat e aksidentit të rëndë të ndodhur mesnatën e të dielës, në autostradën A-21 afër Vienës janë shqiptarë nga Kosova.

Autobusi me targa gjermane, cili po transportonte 42 pasagjerë nga Kosova në Gjermani është përplasur me dy kamionë afër vendbanimit Hajlegenkrojc. Per pasoje 6 persona kane vdekur ndersa 37 jane plagosur. Nje zyrtar policie tha se nga te plagosurit 20 persona jane te lenduar rende, ndersa 17 te tjere kane marre plage te lehta.

“Autobusi është i kompanisë “Polluzha” nga Prizreni dhe mësohet se në të kanë qenë gjithsej 42 udhëtarë. Deri tani konfirmohet se në mesin e të vdekurve janë dy shoferët e autobusit.”.- shkruan në faqen online radio Televizion i Kosovës.

Sipas agjencisë APA, katër viktima ishin pasagjerë të autobusit, ndërsa dy të tjerë udhëtarë të kamionëve. Nuk behen te ditur ende identiteti i viktimave.

Agjencia gjermane e lajmeve shkruan se autobusi nuk është përmbysur por përplasja e fuqishme me dy kamionët ka shkaktuar viktimat.

(s.g/BaklkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›