E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Cmimet, do te shtrenjtojme lekun”

Blerina Hoxha
Qarkullimi i lekut do te shtrengohet edhe me shume, per shkak se Banka e Shqiperise po ben gati nje tjeter rritje te cmimit per monedhen vendase. Lajmin e ka dhene Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani, ne nje prononcim qe ka dhene dje per agjencine e lajmeve ekonomike “Bloomberg”. Arsyet se pse leku do te kete nje norme baze me te larte interesi, kane te bejne me frenimin e rritjes se inflacionit dhe berjen me atraktive te shitjes per here te pare ne tregun nderkombetar te obligacioneve te qeverise shqiptare.
“Ne kemi rritur tre here normen e interesit vitin qe shkoi, per te frenuar inflacionin”, tha Guvernatori Fullani. Ai shtoi se “te tille instrumente do te perdoren serish, nese objektivi i inflacionit 3 per qind do te kercenohet”. Me kete mase, Banka e Shqiperise synon te frenoje lekun ne qarkullim, instrument ky qe mban cmimet nen kontroll. Sipas analizes se Bankes se Shqiperise, faktore themelore qe po ndikojne ne rritjen e cmimeve, eshte rrija e kredise per ekonomine, kriza permanente dhe rritjet e cmimeve ne tregjet nderkombetare per naften dhe disa artikuj ushqimore. Rritja e “cmimit” te lekut nga Banka e Shqiperise, si nje mjet per frenimin e rritjes se cmimeve, pritet te ndikoje negativisht ne ritmet e rritjes ekonomike. Gjithashtu, kur norma e interesit per lekun rritet, ata qe kane kursime ne banka do te marrin interesa me te larta, ndersa ata qe marrin kredi do te paguajne interesa me te larta. Aktualisht, norma baze e interesit eshte 6,25 per qind, ndersa inflacioni ne muajin janar shenoi 3 per qind. Nese ne muajt ne vijim norma e inflacionit rritet, Banka e Shqiperise pritet te rise cmimin e lekut edhe 0,25%. Guvernatori i Bankes se Shqiperise tha, gjithashtu, per “Bloomberg” se, investitoret e huaj jane mjaft te interesuar per industrine bankare, energjine, rruget dhe turizmin. Guvernatori ka shpjeguar se impakt negativ mund te kredia ne valute te huaj, e cila ze 70 per qind te totalit te kredise se dhene. Por, Fullani eshte shprehur me optimizem rreth dyfishimit te investimeve te huaja gjate 2007, te cilat arriten ne 400 milione dollare dhe ritmet e rritjes ekonomike shenuan 6%.
Ja cfare ndodh kur rriten normat e interesit
Normat e larta te interesave kane dy lloj efektesh kontradiktore mbi kursimet e konsumatoreve. Se pari, sa me teper te fitojne njerezit nepermjet kursimeve, aq me te prirur jane ata per te kursyer. Megjithate, sa me te medha te jene fitimet, aq me te pasur ndihen kursimtaret, rrjedhimisht ata do te shpenzojne me teper ne vend qe te kursejne. Po keshtu, kur rritet norma e interesit, biznesi eshte me pak i interesuar per te marre kredi dhe ne kete menyre frenohen investimet, te cilat mund te frenojne rritjen ekonomike. Rritja e interesave i kushton me shume qeverise kur merr borxh per te plotesuar nevojat per shpenzime.
Ja cfare ndodh kur ulet norma e interesit
Kur normat e interesit ulen, huamarrja behet me joshese. Kur ne tregun bankar ekzistojne norma te uleta interesi, konsumatoret e kane me te lehte te blejne nje makine apo nje shtepi. Blerja e nje shtepie, rrit kerkesen per mallra te tjere si mobilie, pajisje elektrike, duke i dhene keshtu nje shtyse rritjes ekonomike. Per me teper, konsumatoret shpenzojne me pak ne kostot e interesit, duke u dhene mundesi atyre te kene me shume para per te shpenzuar ne mallra dhe sherbime. Gjithashtu, kur normat e interesit jane te uleta, fermeret, prodhuesit dhe bizneset e tjera e kane me te lehte te marrin hua per te investuar ne blerjen e makinerive te ndryshme dhe ne ndertimin e ambienteve te reja. Per me teper, fitimet qe keto biznese sjellin ne te ardhmen jane me te vlefshme kur normat e interesit jane te uleta sesa kur ato jane te larta. Kjo u jep shtytje bizneseve te investojne, ne nje kohe kur normat e interesit jane te uleta. Per rrjedhoje, rritja e investimeve i jep zhvillim me te larte ekonomise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›