Pensionet, socialistet kerkojne uljen e moshes
Deputeti i Partise Socialiste, Rrapush Tola, ka kerkuar dje ne Komisionin e Punes dhe Ceshtjeve Sociale uljen e moshes se pensionit per minatoret. Sipas tij, minatoret, te cilet kane punuar nen toke duhet te dalin ne pension ne moshen 50, ose 55-vjecare dhe jo si gjithe profesionet e tjera. Ndersa Drejtoresha e Institutit te Sigurimeve Shendetesore, Evelina Koldashi, ka pohuar se prej gjashte muajsh eshte ngritur grupi i punes per rishikimin e ligjit, por po pritet opozita qe te fillojne ndryshimet perkatese. Ndersa anetaret e komisionit kane kerkuar ndryshimin e ligjit, Koldashi ka theksuar se institucioni, qe ajo drejton, ka per detyre vetem zbatimin e ligjit dhe jo politik-berjen. “Ne thjesht japim mendime dhe zbatojme kurse ligjet behen nga te tjera institucione, keshtu qe nuk mund te marrim ne vendimin per ndryshimin e moshes se pensionit”, eshte shprehur Koldashi. Do te nje tjeter mbledhje e komisionit me drejtues te Ministrise se Financave, te cilet do te diskutojne per uljen e viteve te punes dhe moshes per minatoret.