Kurset private, PS perplaset me MASH
Replikat mbi problemet e arsimit mes Partise Socialiste dhe Ministrise se Arsimit vazhdojne edhe mbi kurset private, tekstet pa funksion dhe programet e vjetruara. Socialistet akuzojne se te gjithe nxenesit hyjne ne kurse private, pasi nuk arrijne ta pervetesojne mesimin ne klase. “Treguesi me i prekshem i ketij kolapsi eshte mbreterimi i kurseve private, ne te cilat prinderit detyrohen te paguajne per se dyti ate nivel njohurish, qe femijeve te tyre duhej t’ua garantonte mesimdhenia shkollore publike. Me nje fjale, shoqeria shqiptare paguan dy here per te marre dijet e parashikuara nga standardet universale: paguan kolektivisht shkollat publike dhe individualisht kurset private”, eshte shprehur sekretarja per Arsimin e Pastrise Socialiste, Ledi Shamku. Por, sipas Ministrise se Arsimit, gjendja ka shkuar ne kete pike, per shkak te politikave te qeverive socialiste dhe Bashkise se Tiranes. “Eshte e vertete qe ne Tirane kemi mbingarkese ne klasa. Kjo ndodh sepse ne trojet ku mund te ndertoheshin shkolla jane dhene nga Bashkia Tirane leje ndertimi per pallate shumekateshe”, eshte shprehur Brikena Kollcinaku, zedhenese e Ministrise se Arsimit.