E Hënë, 2 Nëntor 2026

Cmimet e larta, nxiten eksportet

Rritja e cmimeve ne tregjet evropiane krahas ndikimeve negative ne xhepat e konsumatoreve, perfshire edhe ato shqiptare, ka ndikuar pozitivisht ne vlerat monetare qe ekonomia vendase ka perfituar nga eksportet. Sipas te dhenave me te fundit te doganave qe i perkasin periudhes 9 mujore, janar-shtator eksportet shqiptare ne sasi jane rritur 11 per qind me shume se nje vit me pare, ndersa ne vlere 19 per qind me shume se viti i kaluar. Rritja ne vlere, sipas eksperteve, eshte stimuluar nga kursi i favorshem i kembimit te lekut me valutat dhe nga rritja e cmimeve ne tregjet nderkombetare. "Gjate periudhes 9 mujore eshte regjistruar nje rritje prej 11 % e volumit total te eksporteve shqiptare e shprehur ne sasi, krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare, ndersa vetem eksportet shqiptare kane nje rritje prej 38.9 per qind", thuhet ne nje deklarim te doganave per kete ceshtje. Ndersa si vlere eksportet gjate vitit 2008 arriten ne 92 miliarde leke me nje rritje prej 19% me shume krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar ku u realizua nje vlere prej 76.995 milione leke eksporte. Ndersa importet gjate periudhes janar - shtator si volum vleresohen ne 324 miliarde leke nga 281.5 miliarde leke te realizuara gjate se njejtes periudhe te vitit te kaluar me nje rritje prej 42 miliarde leke ose 15% me shume. Ky eshte viti i dyte radhazi qe ritmet e rritjes se eksporteve jane me te larta se, importet pavaresisht bazes se ulet te tyre. Po keshtu raporti importe- eksporte arrin ne 1 me 3.2 nga 1 me 5 qe ka qene para tre vitesh. Sipas destinacionit, eksportet ne pjesen me te madhe shkojne drejt vendeve te BE-se me 88,6% dominuar nga Italia, Greqia dhe Gjermania, ku me keto vende punohet kryesisht me materiale porositesi. Me vendet qe kemi marreveshje te tregtise se lire realizohet 7,5% e eksportit dominuar nga Kosova, Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi. Pjesa tjeter realizohet kryesisht me Turqine, SHBA-ne. Shumica e aktivitetit tregtar zhvillohet me Italine e Greqine dhe ne nje shkalle me te ulet me vendet e tjera te Bashkimit Evropian.

Blerina Hoxha


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›