Pagat dhe punesimi, kryeson ndertimi
Sektori i ndertimit ka regjistruar rritjen me te larte per treguesit e punesimit dhe te pagave gjate ketij viti, sipas vezhgimeve te Bankes se Shqiperise. Numri i te punesuarve ne kete sektor rezulton 30 per qind me i larte se, vitin qe shkoi ndersa pagat jane rritur me 75 per qind. Ne fakt shifrat optimiste per sektorin e ndertimit me shume jane rezultat i formalizimit te ketij sektori qe po aplikon pagesat nepermjet sektorit bankar, se sa ndryshimeve qe kane ndodhur ne realitet brenda sektorit. Sipas autoriteti qendror bankar, masat administrative te marra ne lidhje me deklarimin e numrit te punonjesve kombinuar me nje ecuri te mire te shifres se afarizmit, kane sjelle per kete periudhe te pare te vitit, nje rritje ne ndryshimin vjetor te pagave si ne aktivitetin tregtar ashtu edhe ne sektorin e sherbimeve postare dhe te telekomunikacionit. Pjesa e pare e vitit regjistroi nje rritje ne nivelin e pages baze minimale mujore me rreth 14 % krahasuar me tremujorin e meparshem, ndryshim qe e solli pagen minimale ne nivelin 16,000 leke. Pagesa e papunesise u rrit ne perpjesetim me pagen minimale dhe arriti nivelin 5,980 leke. Niveli i pagave ka shenuar rritje gjate tremujorit te pare te vitit 2008 si ne sektorin shteteror edhe ne ate privat. Paga mesatare ne sektorin shteteror arriti ne 35,800 leke ose 0.4% me e larte, krahasuar me tremujorin e fundit te vitit 2007 dhe 12.4% me e larte ne baze vjetore. Masat administrative te marra28 kane vijuar te ndikojne ne rritjen e nivelit te pagave ne sektorin privat gjate tremujorit te pare. Numri i lejeve per ndertime te reja gjate tremujorit te pare te vitit 2008 eshte rritur ndjeshem, ne krahasim me te njejten periudhe te vitit te kaluar. Megjithate, gjate kesaj periudhe ky tregues mbetet rreth 50% me i ulet sesa mesatarja historike e tremujoreve te pare te viteve 2003 - 2007.