E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rigjykohet vrasesi i tre motrave

Kurbin- Gjykata ka rikthyer edhe nje here ne vemendje te saj procesin gjyqesor ndaj Gezim Hoxhes, 35 vjecarit qe mbahet i izoluar prej 13 vitesh per vrasjen e tre motrave te tij per shkak te crregullimeve mendore. Shkalla e Pare e Kurbinit ka vleresuar edhe nje here se autori i krimit te trefishte, duhet te mbahet ne nje qeli te vecante burgu dhe te trajtohet si i semure mendor. Masa e arrestit eshte shqyrtuar nga vete kreu i gjyqesorit, Alfred Gjoni ne oren 10:00 te dites se djeshme. Ne fund te seances kreu i trupit gjykues vendosi se Hoxha duhet te vazhdoje te trajtohet me mjekim te detyrueshem ne ambientet e burgut te Zaharise ne Kruje. Po keshtu Gjoni ka urdheruar qe nje ekip ekspertesh te mjekesise-ligjore te rishikoje gjendjen e tij shendetesore, per te pare nese Hoxha ka permiresime. Edhe gjate shqyrtimit te mases se arrestit diten e djeshme, proces qe kryhet cdo vit, nuk ka qene i pranishem asnje nga te afermit e 35 vjecarit, te cilet e kane braktisur ate qe prej momentit te ngjarjes dhe nuk e kane takuar as ne qeli. Gezim Hoxha, ne vitin 1996, pasi ishte mbyllur ne nje nga dhomat e shtepise se tij, kishte marre nje automatik kallashnikov me te cilin ekzekutoi tre motrat e tij, njera nga te cilat studente. Ai zbrazi nje karikator me fisheke, ndersa dy prej viktimave drekonin pas kthimit nga puna. Policia ndaloi Hoxhen dhe gjate deshmise se dhene ai ka shfaqur shenjat e nje te semuri psikik, duke u shprehur se i kishte vrare ne emer te Allahut pas endrres qe kishte pare. Deshira per te emigruar ne vendet islamike sipas endrres, plotesohej vetem nese ai vriste tre motrat e tij.

A.Bushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›