Pranga shoferit turk, destinacioni, Italia
Kapshtice- Shoferi i nje kamioni me targa turke eshte vene nen pranga nga policia kufitare e Kapshtices ndersa tentonte te kalonte si klandestine tete shtetas afgane. Burime zyrtare te policise thane se 35-vjecari Ekcin Demir eshte kapur rreth ores 21:00 te se martes, kur mjeti i ngarkuar me panele hekuri, hyri ne doganen shqiptare per te kryer veprimet. Doganieret zbuluan gjate kontrollit fizik te mjetit dhe tete klandestinet qe gjate marrjes ne pyetje kane deshmuar se kishin hipur ne kamion ne Greqi dhe se vendin tone do e perdornin thjesht per tranzit, pasi destinacioni i tyre ishte Italia. Gjate deshmise se dhene, shoferi turk ka mohuar te kishte dijeni per grupin e afganeve klandestine qe kishte ne makine. Policia tha se klandestinet u derguan ne qendren e pritjes se refugjateve ne Tirane, ndersa shoferi turk do te vazhdoje t'i nenshtrohet hetimit te prokurorise per akuzen e, "organizimit dhe favorizimit te kalimit te paligjshem te kufirit". Vetem gjate tre muajve te fundit, ne doganen e Kapshtices jane ndaluar mbi 40 klandestine afgane, te cilet kane hyre ne vendin tone nga kjo pike.
D.Zisi
D.Zisi