E Shtunë, 31 Tetor 2026

Janar-shtator, doganat realizojne planin 100.7 per qind

Te ardhurat doganore rezultuan me tejkalim te planit edhe per periudhen 9-mujore. Sipas te dhenave zyrtare nga Drejtoria e Pergjithshme e Doganave, plani i rishikuar i te ardhurave per periudhen janar - shtator 2008, tejkalohet me 100.7 %, duke arketuar ne buxhetin e shtetit 76 miliarde e 571 milione leke krahasuar me 76 miliarde e 48 milione leke, qe ishte plani i percaktuar nga Ministria e Financave, me nje tejkalim prej 523 milion lekesh. Krahasuar me realizimin faktit se te ardhurave per te njejten periudhe te nje viti me pare, rritja eshte 14.5% ose 9 miliard e 689 milion leke me shume. Gjate muajit shtator 2008 jane arketuar ne buxhetin e shtetit 9 miliarde e 731 milion leke krahasuar me 9 miliarde e 813 milion leke qe ishte plani i percaktuar nga Ministria e Financave me nje diference prej 83 milion leke. Ne krahasim me 9-mujon 2007 ku arketuam 8 miliard e 535 milion leke, ka nje tejkalim prej 1 miliarde e 196 leke ose 14 % me shume.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›