Formulari A3, shperndahet brenda dy ditesh
Formulari A3 pritet qe te jete gati sot, ose neser, dhe do te shperndahet ne te gjitha institucionet e arsimit te larte. Lajmin e bejne te ditur burime nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences, te cilat shprehen se ne formular do te kete te listuara plot 193 dege, ne dispozicion te Maturanteve. Sipas tabeles se publikuar dy dite me pare nga MASH, ne Universitetin me te madh ne vend, pra ne Universitetin e Tiranes jane hapur plot 518 vende bosh, nga 264 qe mbeten pas regjistrimin perfundimtar te fazes se dyte. Ne Universitetin Bujqesor te Tiranes, jane ne dispozicion te maturanteve plot 457 kuota, ndersa ne ate Politeknik, vetem 155 vende. Me pas, vjen Universiteti i Korces, i cili do te kete per maturantet plot 592 vende, pasuar nga Universiteti i Elbasanit me 437 vende ne dispozicion se te rinjve. Sipas listes se shpallur dje nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences, Universiteti i Gjirokastres ka plot 567 kuota te parealizuara, ndersa i Shkodres, 612 te tilla. Me pas, vjen Universiteti i Vlores me 271 vende bosh, pasuar nga Durresi me 159 kuota. Akademia e Arteve ka hapur edhe 53 vende, ndersa ajo e sporteve, vetem 5. Sipas burimeve nga ky dikaster, kete jave do te rihapet serish gara per universitetet tona., dhe ajo qe eshte me e rendesishmja, maturantet qe jane shpallur tashme fitues ne nje dege, mund te permiresojne preferencen, duke aplikuar serish sipas sistemit merite-preference. Kesisoj, sipas menyres qe e ka rikonceptuar MASH, i bie qe faza e trete e regjistrimeve do te jete e ngjashme me fazen e dyte, duke qene se "gara mbetet e hapur" edhe per aplikime rishtazi, edhe per permiresime preferencash. Ministri Beja theksoi dy dite me pare se "kuotat e lira do te jene per te gjithe ata qe nuk kane pasur mundesi te konkurronin deri dje", duke shtuar se ata do te mund te aplikojne perseri gjate javes qe vjen e ne vazhdim dhe te mund te shkojne qe te gjithe ne universitete.