Cmimet e ushqimeve, qytetarët përballen me rritje drastike
TIRANE- Konsumatorët po përballen më një rritje drastike të cmimeve të produkteve ushqimore. Të gjithë artikujt janë shtrenjtuar në tregjet e fruta-perimeve në kryeqytet duke u bërë të papërballueshëm për buxhetin e familjeve shqiptare. Rritja e cmimeve pranohet edhe nga tregtarët, por sipas tyre janë importuesit dhe furnizuesit e shumicës që kanë rritur cmimet. Përballë shtrenjtimit të produkteve ushqimore niveli i blerjeve ka rënë ndjeshëm. Në tezgat e tregtarëve domatja shitet me 200 lekë/kg , po aq edhe kastravecat. Specat shiten me 240 lekë/kg , lakra me 160 lekë, qepa dhe karrota me 100 lekë etj. Rritja e ndjeshme e cmimeve të produkteve ushqimore do të ndikojë direkt në shtrenjtimin e kostos së jetesës në vend duke prekur të gjithë qytetarët. (e.n/News24/BalkanWeb)