Nis gara për vendet vakante në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese
TIRANE- Presidenti Topi ka hapur procesin e kandidimeve për 8 vendet bosh në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese. Sipas njoftimit zyrtar të kabinetit, kryetari i shtetit ka nisur procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të rinj për 6 vende vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe 2 vende në Gjykatën e lartë. Në bazë të përcaktimeve kushtetuese dhe ligjore, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese emërohen nga radhët e juristëve me me kualifikim të lartë dhe me përvojë pune jo më pak se 15 vjet në profesion. Gjyqtarët e Gjykatës së lartë emërohen nga radhët e gjyqtarëve me vjetërsi pune jo më pak se 10 vjet ose nga radhët e juristëve të shquar që kanë ushtruar këtë profesion për jo më pak se 15 vjet. Kandidaturat do të administrohen deri më 15 shkurt, datë pas së cilës presidenti Topi do të nisë përzgjedhjen për vendet bosh në dy prej gjykatave më të rëndësishme në vend. Në qershorin e vitit 2008, emërimet për vendet vakante në Gjykatën e Lartë e vunë Presidentin Topi përballë presioneve dhe sulmeve nga ana e mazhorancës . në atë kohë, drejtuesit e së djathtës akuzuan kreun e shtetit se për emrat e përzgjedhur për gjykatën supreme nuk ishte konsultuar dhe as nuk kishte marrë mendimet e kuvendit , cka coi dhe në refuzimin me votë të propozimeve të para të asaj kohe të kreut të shtetit. Nuk dihet nëse këtë herë Presidenti Topi do të ndjekë të njëjtën procedurë sikudër bëri afro 1 vit e gjysëm më parë. (e.n/news24/BalkanWeb)