Cmimet rriten pertej parashikimeve
Blerina Hoxha
Gjithnje e me shume konsumatoret vendas po perballen me rritjen e kostos se jeteses nga rritja e cmimeve, kryesisht ne artikujt ushqimor. Niveli i pergjithshem i cmimeve ne muajin shkurt arriti ne 3,6 per qind, duke kaluar keshtu objektivin e Bankes se Shqiperise, 3 per qind. Rritja eshte me e madhe se e shkurtit te vitit qe shkoi dhe janarit te ketij viti. Te njejtat burime njoftojne se, rritja e konstatuar gjate shkurtit me se shumti i dedikohet rritjes se cmimeve ne disa artikuj te fruta-perimeve. Ketu mund te permendim rritjet e cmimeve te domateve me 33,8 per qind, kastraveceve me 14,5 per qind dhe specave me 2,5 per qind. Indeksi i nengrupit "fruta" shenoi nje rritje prej 1,9 per qind, ku mund te permendim rritjet e cmimit te mandarinave me 12,2 per qind, limoneve me 6,7 per qind, kivit me 6,7 per qind, molleve me 1,6 per qind etj. Gjate muajit shkurt, cmimet jane rritur edhe ne disa grupe te tjera artikujsh ushqimor. Keshtu "vajra dhe yndyra" u rriten me 7,7 per qind, "buke e drithera" me 4,4 per qind, "qumesht, djathe e veze" me 0,7 per qind. Rritja e cmimeve eshte ne vijimesine e nje viti me pare, ku si rezultat i rritjes se cmimeve per dritherat, naften dhe vajin ne tregjet nderkombetare, mori goditje edhe tregu vendas. Si pasoje e kesaj situate ka pesuar rritje, jo vetem mielli dhe nenproduktet e tij, por edhe te gjithe mallrat e shportes, duke filluar me vajin dhe duke perfunduar me mishin. Rritjen madhe, sipas nje vezhgimi te gazetes ne tregje, e ka pesuar vaji, i cili eshte dyfishuar brenda nje viti dhe perspektiva eshte rritje. Gjithashtu, rritje nga 10 deri ne 50 leke kane pesuar edhe te gjitha mallrat e tjera. Banka e Shqiperise pak dite me pare publikoi nje studim, sipas te cilit, cmimet e mallrave te importit kane thyer rekordet historike qe kur Shqiperia liberalizoi tregtine me jashte, duke u rritur ne vitin e fundit plot 8 per qind. Nderkohe qe rritja mesatare e cmimeve te mallrave te importit ne vitet 2001-2006 ishte 1,2%. Edhe nga raportimet e vete bizneseve, ne vrojtimin e besimit te bizneseve, rezulton se rritja e kostove te prodhimit gjate ketij viti ka qene rreth 2 here me e larte sesa mesatarja historike.
Rritja, peshon te frutat dhe perimet
Gjate muajit shkurt rritjen me te madhe te cmimeve e kane pesuar frutat dhe perimet. Sipas burimeve ne INSTAT, kjo lidhet me faktore sezonale. Prodhimi per disa nga keto artikuj eshte i kufizuar dhe kjo ka bere qe kerkesa te jete me e madhe se oferta dhe per rrjedhoje cmimet te rriten. Rritjen me te madhe e kane pesuar cmimet e domateve, kastraveceve, molleve dhe mandarinave. Per dy artikujt e fundit, ka ndikuar edhe reduktimi i prodhimit vendas, cka krijon nje varesi gati teresore prej importit. Krahas cmimeve te fruta dhe perimeve nje rol domethenese ne rritjen e pergjithshme vazhdon te kete cmimi i dritherave qe ka pesuar nje rritje gjate shkurtit me 4,4 per qind. Por me ritme me te larta ka vijuar cmimi i vajit dhe yndyrave.